Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake Titosa në ishullin më verior japonez të Hokkaido, Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi, shprehu shqetësim rreth stërvitjeve ushtarake që Rusia mbajti në Ishujt Kuril të Jugut, raporton agjencia Kyodo, transmeton InfoShqip.
“(Rusia) po vazhdon aktivisht aktivitetin (ushtarak) në rajonin e Lindjes së Largët” – tha Ministri, duke kujtuar se Rusia vendosi sisteme raketash anti-ajrore në ishujt Kunashir dhe Iturup në dhjetor të vitit të kaluar.
Agjencia e lajmeve Kyodo tregon se vizita e ministrit në bazë është e lidhur me veprimtarinë e ushtrisë ruse në atë rajon dhe në të ashtuquajturat “territore veriore”, siç quhen ishujt Kunashir, Iturup, Shikotan dhe Habomay Japonia dhe stërvitjet ushtarake ruse. Ministri dha udhëzime për të kryer punë përgatitore për refuzimin e çdo lloj veprimi, përfshirë hapësirën kibernetike.
Më 28 qershor, Kishi vizitoi bazën ajrore ushtarake të forcave të vetëmbrojtjes në ishullin Hokkaido dhe më pas vuri në dukje se Rusia “po zhvillon në mënyrë aktive stërvitje ushtarake dhe mbledh informacion në hapësirën ajrore rreth Japonisë”.
Javën e kaluar, Rusia mbajti stërvitje të mëdha pesë-ditore ushtarake në Detin e Japonisë, Sakhalin dhe Ishujt Kuril. Më shumë se 10,000 ushtarë morën pjesë në to, deri në 500 njësi të pajisjeve luftarake, rreth 32 aeroplanë, rreth 12 anije të Flotës së Paqësorit për qëllime të ndryshme./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post