Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë të dhënë për mediat, ka deklaruar se shtetet perëndimore kanë gabuar në strategjitë e tyre për të luftuar terrorizmin.
Sipas tij, kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm me armë dhe municione, por një përballje që kërkon inteligjencë dhe përpjekje më të mëdha për të zhvilluar kulturën dhe edukimin.
“Unë do t’iu them dicka vërtet provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë për padrejtësitë dhe se ku mund t’i dërgojë popujt varfëria. Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa dhe aeroplanë. Po flasim për një luftë ideologjike, ndaj mendoj se në ketë betejë të gjithë duhet të tregohemi më inteligjentë.”
Janullatos shkoi edhe më tej duke thënë se ndonjëherë kanë qënë vetë fuqitë e mëdha që për shkak të interesave të tyre të ngushta kanë kryer veprime të dëmshme për shoqërinë. Ai solli si shembull armatimet e grupeve rebele si dhe tregtinë e jashtëligjshme të naftës me militantët e Shteit Islamik. Në mbyllje, Janullatos nënvizoi se shoqëria duhet të jetë autokritike dhe të shohë se ku ka gabuar.
Diskutime rreth kësaj post