Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos.
I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar.
“Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist”,- theksoi Janullatos.
Ai tha se ka manastire që i përkasin Kishës Ortodokse, por që nuk janë kthyer.
Shpjegon se “çfarë shtë e shenjtë dhe çfarë nuk është, nuk është një çështje që mund ta përcaktojë pushteti”
Kryepeshkopi deklaroi për CNN Greek se ortodoksët më Shqipëri janë 22% e popullsisë, shifër që sipas tij tregon se ortodoksët nuk janë shumicë, por as një ishull i vogël. Janë një pjesë e gjallë dhe aktive e shoqërisë sipas tij.
Janullatos thekson se marrëdhëniet ndërfetare duhen trajtuar me shumë kujdes në Shqipëri dhe se Kisha duhet të përçojë besimin tek shoqëria.
Diskutime rreth kësaj post