Dhënia e shtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kishës ortodokse, Anastas Janullatos, ka shkaktuar shumë debate këto dy ditë.
Arben Llalla thotë se Meta ia ka dhënë nënshtetësinë, për shkak të miqësisë familjare, por edhe sepse ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Dhënia e shtetësisë shqiptare Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi lidhet me miqësinë e ngushtë që ka ai me familjen Meta, por edhe me sëmundjen e kancerit që e mundon Janullatosin prej disa vitesh.
Pritet që deri në mars 2018 të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i KOASH-it, i cili do jetë Mitropoliti i Korçës Joani Pelushi.
Deri atëherë Zoti e mëshiroftë Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post