Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kërkon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike pasi sipas tij kjo është e vetmja zgjidhje për të mos dhunuar kaq masivisht lirinë për të zgjedhur.
“Janë rreth 1.2 milionë shqiptarë që me datë 25 prill mund të gjenden me karta identiteti të skaduara. Në zgjedhje zakonisht marrin pjesë 1.6 milionë shqiptarë
Pra nuk është më çështja e disa individëve neglizhentë që përtojnë të bëjnë një aplikim për kartën e re, por është qartësisht një ndalim masiv i ushtrimit të lirisë kushtetuese për të zgjedhur. (Që ta kuptojë edhe ambasada, this is leading to a massive desinfranchisment of the right to vote).
Ndaj Drejtoria e Gjendjes Civile duhet thjesht të zgjasë vlefshmërinë e kartës së identitetit, si zgjidhja e vetme për të mos dhunuar kaq masivisht lirinë për të zgjedhur.
Ska rrugë tjetër”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post