Bieta Sulo ka folur për rivalen e saj në ekran, Rudina Magjistarin, me të cilën ndajnë të njëjtin format emisioni, në të njëjtin ekran, por në orare të ndryshme.
“Të ka ftuar ndonjëherë Rudina në emision?”, ishte pyetja për Bietën e cila fillimisht u përgjigj: “Cila Rudinë, se janë disa?”
“Asnjëherë”, tha Bieta, duke qenë se e ka të pamundur të lëvizë sepse është në transmetim live çdo pasdite, nga e hëna në të premte.
E pyetur se cili emision ka më shumë shikueshmëri sipas saj, Bieta u përgjigj: “Në kuptimin sasior të viteve që ka në treg, është “Takimi” i Rudinës. Të them të dhënat e Youtube-it? Trefish për “Ftesë në 5”.
Diskutime rreth kësaj post