Mjeku Petrit Vargu për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur për Komitetin Teknik për koronavirusin. Vargu zbuloi disa detaje për mjeken Silva Bino dhe Mira Rakacollin.
“Nëse do më pyesni a janë komitet ekspertësh, do të thoja që janë më tepër ekspertë ínfeksionistë se sa epidemiologë. E gjithë bota lufton me epidemiologë, i njohim të gjithë kokat që drejtojnë.
Në Shqipëri nuk kemi një “kokë” që drejton. Është edhe e nderuara kolegia Silva Bino, është mjeke ínfeksioniste. Nëse ka bërë ndonjë kurs, ka bërë mirë, por unë nuk di që të ketë mbaruar 3 apo 4 vjecarin për Epidemiologji.
Mira Rakacolli është neurologia më e mirë në Shqipëri, por unë e di që vëllai i saj është shok me Ilir Beqajn”, tha Vargu.
Diskutime rreth kësaj post