Analisti Enton Abilekaj thotë se grupi Alibeaj në PD, po shërben si pritës i sulmeve të opozitës së vërtetë, në mënyrë që këto sulme të mos arrijnë te Edi Rama, duke i shërbyer në këtë mënyrë axhendës së pushtetit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Abilekaj deklaroi se Rama e përdor këtë grupim si mburojë ndaj opozitës së vërtetë dhe se ata janë bashkëpunëtorë në instalimin e një regjimi.
“Rama për t’ju shmangur përballjes me opozitën e vërtetë ka krijuar këto mburoja, që i quan opozitë. Siç e shikoni edhe në parlament këta rrinë të parët dhe opozita e vërtetë rri mbrapa. Këta presin sulmet e opozitës, të mos arrijnë deri te Rama. Këta nuk lejojnë të marrë pjesë opozita e vërtetë në reformën zgjedhore.
Rama ka krijuar mburojën e opozitës, nëpërmjet kësaj fake opozitës, që minon demokracinë. Kjo është arsyeja që non-grata që iu dha Berishës, në fakt non-grata minon demokracinë sepse Rama e përdor non-gratën e Berishës për të dhunuar demokracinë në Shqipëri.
Nuk ka patur asnjë precedent të mëparshëm, të kemi patur minimin e demokracisë deri sot, që opozita të minohet me një fake opozitë.
Rama e ka bërë këtë duke shfrytëzuar non-gratën. Kjo mburojë e Edi Ramës ndaj opozitës, nuk mund të na shitet ne dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk kuptojnë. Ata janë në rolin e tyre për të shkatërruar opozitën. Nëse do të vijojnë ta kryejnë këtë rol, atëherë ata janë bashkëpunëtorë në instalimin e një regjimi, nuk janë më njerëz të pafajshëm që kërkojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post