Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Partisë Socialiste. Në një intervistë për Report Tv, Brahimllari tha se PS-ja është e lidhur me subjekte të OFL-së.
Sipas tij, PS u kërkon këtyre subjekteve që të bëjnë fushatë për ta, dhe në këmbim do u kthejë pasuritë e sekuestruara. Ai është ndalur edhe në qarkun e Korçës, ku ai kandidon, duke thënë e se drejtuesit i fushatës së Niko Peleshit shpërndan para.
“Numri 6 i asaj liste nuk do të jetë deputet, nuk është futur që të shtyjë listën. por që të pastrohet partia. Beteja me Korçën nuk është me emrin, por me sistemon, klientelist, abuzues, me drejtorë gjobvënës, janë fakte tronditëse do të dalin në ditë të hetojë SPAK dhe të shoh se çfarë bën ai person, do të dalin edhe për lidhjen e tyre me banditë dhe subjekt të OFL, u garantojmë që do ju heq bllokimin që OFL ju ka bërë juve.
Personi që drejton fushatën e Niko Peleshit, që merret me rimburismin e ilaçeve, e shpërndan para. Këto janë të lidhur me botën e krimit të organizuar, që janë subjekt i OFL-së. Ka ardhur momenti që Korça dhe e gjithë Shqipëria të ketë një politikë të re, jo me presione”, – tha Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post