Adrola Dushi dhe Capital T, janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se asnjëri prej tyre, nuk e kanë pohuar se kanë një marrëdhënie.
Janë bashkë, nuk janë bashkë? Kjo është pyetja që bëhet më shumë për Adrola Dushin dhe Capital T.
Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar se mes tyre ka një raport dashurie, çifti janë kapur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Çifti është kapur ‘mat’ në një udhëtim drejt Romës, e kjo foto tregon se ata janë ende bashkë e se lidhjen e tyre, po e mbajnë larg syrit të publikut.
Kujtojmë se në muzikë, reperi së fundmi publikoi ‘himnin’ e rrugëtimit të kombëtares në Euro 2024, këngë kjo që u prit mjaft mirë.
Ndërsa Adrola vijon me projektet e saj që lidhen me fushën e modës.
Diskutime rreth kësaj post