Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur për herë të parë një mesazh për ish-kreun e ozpozitës Edi Rama, sot kryeministër. Ky mesazh i është përcjellë Ramës nga një ish-zyrtar i lartë amerikan dhe bëhet fjalë për periudhën kur ndodhi demonstrata e 21 Janarit dhe protestat që pasuan.
Berisha pranoi se ishin vendosur 5 snajpera dhe nëse do të sulmohej kryeministria do të goditej Edi Rama.
Këtë deklaratë Berisha e dha teksa u pyet në studion e Real Story në Vizion Plus nëse “ka frikë”, referuar zhvillimeve të fundit në kaudër të reformës në drejtësi.
“Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshërom unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon ‘a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?’
I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha ‘s’bëhet nami se nuk je’.
I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.
“Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë”.
Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi. Pse kjo përballje e imja? Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore. Porosia që na jipnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën. Une e pesoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike, deklaroi Berisha.
Viktimat e 21 Janarit, Berisha: Garda bëri detyrën edhe unë mund të shkrepja!
Ish-kryeministri deklaroi se ndjen keqardhje për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku në protestën e opozitës së asaj kohe mbetën në bulevard 4 të vrarë.
Berisha tha se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post