Shoqëria Civile ka larguar sërish nga protesta te parku i Liqenit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Aktivistët s’kanë pranuar që kreu i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi dhe disa militantë të tjerë të Partisë Demokratike, të japin deklaratë para vendin ku ata po qëndronin.
Kjo ka bërë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të largohen pak metra më tutje. Jamarbër Malltezi tha se për këndin e lojërave te liqeni do të zhvillohet një referendum.
Për këndin e lojërave te liqeni një grup prej 20 të rinj po protestojnë që prej të mërkurës. Ata kanë qënëdruar gjatë gjithë natës, duke fjetur në tenda. Pikërisht gjatë natës shoqëria civile pretendon se është sulmuar nga disa punonjës të firmës që po ndërton këndin e lojërave.
“Gjatë natës jemi rrahur nga punonjës të firmës”, u shprehën ata.
Protesta vazhdon ende ku disa të rinj thonë se nuk do të largohen nga parku derisa bashkia të bëjë transparent projektin dhe të ndalë betonizimin e parkut. Protestës i është bashkuar edhe Mimoza Boçari, gruaja që u godit me pëllëmbë nga një polic gjatë një proteste për këndin e lojërave.
Më herët, Bashkia ka thirrur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, por këta të fundit nuk janë treguar të gatshëm për të gjetur një zgjedhje për ndalimin e protestës. / Report TV
Diskutime rreth kësaj post