Tragjedia e shqiptarëve po kthehet ngadalë në parodi nga ana e kryeministrit Edi Rama. Fillimisht në media u postua një video ku shihet Edi Rama teksa shtyn zëvendësin e tij, Erion Braçe, që të mos i qëndrojë as anash dhe as para.
Më pas u postua një tjetër video ku Rama i hakërrehet Erion Veliajt, të cilit i kërkon të dalë në mëngjes për të lyer pallatin.
Kurse të hënën, Rama e nisi duke poshtëruar Sandër Lleshajn, ministrin e Brendshëm, gjatë një vizite në Laç. Ministri e paralajmëroi Ramën që të mos futeshin në rrugë pa krye, por mori një përgjigje deliri.
Sandër Lleshaj: Hajde se nuk ka më ça të shohim andej.
Edi Rama: Nuk ka, nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë, që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ka?
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post