Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, pas eleminimit nga Euro2024, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në Maqedoni.
Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së FC Baniyas në Abu Dhabi, teksa foli për të ardhmen e tij, u shpreh se mund të transferohet nga ekipi arab.
“Jam me pushime në vendlindje në Maqedoni tek familja, ndoshta do të ndodhë ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër, sa i përket të ardhmen, po e mendoj se çdo të bëj, ndoshta ndonjë biznes timin”, tha Taulant Seferi.
Sulmuesi kuqezi ka rrëfyer se momenti më i mirë i karrierës së tij ishte kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024, ndërsa ai më i keq kur u lëndua në Zvicër dhe e ardhmja e tij në futboll u vendos në pikëpyetje.
“Momenti më i mirë i karrierës time është padyshim kualifikimi në Europian me Shqipërinë. Besoj do të jetë edhe ky momenti i gjatë karrierës sime në futboll. Momenti më i keq kanë qenë lëndimet e mia në Zvicrës ku në 3 vite nuk e kam prekur asnjëherë topin sepse kam bërë 6 operacione, besoj kjo më ka bërë që të mendoj ta lë futbollin”, tha futbollisti në TV21.
Diskutime rreth kësaj post