Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të preferuar, pasi ai njihet për hitet e tij kushtuar dashurisë. Së fundmi ai ka zbuluar veset e tij, pëër të cilat nuk kishte folur ndonjëherë më parë.
I ftuar në ‘Prive Reality’, ai tha se cigaren e cilëson si “vesin e tij të keq” dhe se si tip nuk i merr gjërat shumë seriozisht.
“Cigarja është vesi im më i keq. Por, nga pak është edhe se nuk i marrë gjërat që duhen marrë shumë seriozisht, tha Ylli Limani.
Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë në publik.
Kujtojmë se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij, duke zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato.
Këngëtari ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të.
Sipas tij partnerja duhet të ketë një karakter të fortë, pasi do t’i duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.
“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh këngëtari.
Diskutime rreth kësaj post