“Jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe zgjedhjen e publikut”. Kështu u shpreh Dea Mishel prime-n e sotëm në “Big Brother VIP2”, duke iu referuar nominimit që bëri të martën.
Duke qenë se fitoi lojën e inteligjencës, Vëllai i Madh i dha të drejtën Deas që të nxirrte në nominim 3 banorë dhe ajo zgjodhi grupin “LEK”, Luizi-Efi-Kiara.
Dea shtoi se Luizin këtë javë e ka parë si të plagosur, ku ka bërë veç përpëlitje të vogla.
“Unë e di çfarë kam bërë, jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe publikun. E shoh si të plagosur pa Efin. Ka bërë përpëlitje të vogla, zënka të vogla me Maestron dhe puthje me Kiarën. Është 10 hapa pas”, tha Dea Mishel.
Diskutime rreth kësaj post