Deputeti Saimir Tahiri është pritur nga dhjetëra njerëz me brohërima pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.
Djetëra qyetarë kanë dalë në mbështetje të ish ministrit, ndërsa një e moshuar i është hedhur në qafë Saimir Tahirit dhe i ka thënë se është shtruar në spital për atë.
“Sajmir Tahiri, Sajmir Tahiri.. Mos u mërzit të keqen nëna. Jam shtruar në spital për ty. I hëngrët kanceri ata. Do të mbrojmë ne ty, cke ti. Ec përpara dhe mos ndalo. Të marrshin të ligat, nuk kanë çfarë të të bëjnë”- i tha nje e moshuar.
Diskutime rreth kësaj post