Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë.
Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga juristi Romeo Kara. Mëngjesin e sotëm ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të Berishës, ku shfaqet duke mbajtur një fjalim në Kuvend. Berisha dëgjohet të thotë në mes të Kuvendit: Jam Sali Berisha unë, o budallenj! O budallenj!
Nisur nga zhvillimet e fundit, juristi e ka publikuar videon duke ironizuar fatin që pret ish-kryeministrin Berisha.
“Para qametit…”, – shkruan Romeo Kara.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post