Ish-konkurrejtja e emisionit “Përputhen”, Shqipja thotë se për thyerjen e kontratës do të paguante një shumë të majme.
Gjatë një interviste për emisionin “Stacion” në News 24, tha se megjithatë produksioni nuk ka marrë masa të rrepta,
“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë. Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”- u shpreh ajo.
E pyetur nga gaztarja nëse është penduar që u bë pjesë e “Për’puthen”, Shqipja u shpreh: “Jam penduar për të vetmen arsye se konkurrentët kanë qenë fallco dhe mbase kam bërë zgjedhje të gabuara aty brenda. Por që kam hyrë në emision, jo”.
Diskutime rreth kësaj post