Ditën e sotme Arben Ahmetaj është dekoruar nga Meta si ministër për menaxhimin e fondeve për tërmetin. Teksa po drejtonte seancën në komisionin parlamentar të ekonomisë, Arben Ahmetajt i bie celulari.
Lajmin se ai do të jetë Ministër sërish, Ahmetaj e ka përcjellë me një “Jam në Komision, sa të mbaroj të marr unë,”.
Kjo ishte përgjigja që dha Ahmetaj, i cili tashmë do të jetë përgjegjës për menaxhimin e fondeve dhe të gjithë punës për rindërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti.
Por përgjigja e Ahmetajt u shoqërua me të qeshura dhe ‘ngacmime’ në komision.
Disa prej kolëgëve i thanë se e morën në telefon për të dhënë lajmin, kurse në këtë moment Ahmetaj merr qëndrim serioz.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post