Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se është i ndërgjegjshëm për rolin e tij si kryesues i OSBE-së dhe ka ofruar ndihmën e tij për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në mbledhjen e posaçme Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në Bjellorusi, Rama pohoi se duhet të nxirren mësime nga ndërhyrja që u bë në kohën kur kishte konflikteve në Ukrainë. Ai shtoi se roli i OSBE në këtë rast është vetëm këshillues.
“Jemi angazhuar në një dialog konstruktiv me ndërkombëtarët. Dialog konstruktiv që mund të ndihmojë në zgjedhjen e krizës. Kjo nuk është imponim i OSBE mbi Bjellorusinë. Bjellorusia si një anëtar aktiv, sovran, i komunitetit tonë. Kjo kërkesë vjen nga një organizatë që ofron konsolidim. Besoj fort se këto së bashku e bëjnë OSBE të jetë në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë.
E di se disa kanë ngritur çështjen e marrëveshjes së Ukrainës, ajo që erdhi më pas nuk ishte ajo çka u ra dakord. Le të jemi të kujdesshëm që mos të nisim lojën e fajit që nga ajo kohë. Për shkak të zhgënjimit, le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi. Jam i ndërgjegjshëm për detyrën për të qenë përfshirës, më lini ta shfrytëzoj. Kryesia shqiptare do t’i qaset kësaj përpjekje pa asnjë agjendë. Ne do të sigurohemi që të mbetet kështu miqtë tanë.
Kryesia beson se çdo marrëveshje duhet respektuar nga të gjitha palët. Diçka duhet të jetë e qarrtë e të gjithë duhet të bien dakord, duhet të ketë një përmirësim të menjëhershëm në situatën e të drejtave të njeriut. Jo në të ardhmen, por tani. Është e pakonceptueshme që të mendohet që të ketë një proces dialogu, ku një prej palëve është kundër. Ua detyrojmë burrave, grave dhe fëmijëve të Bjellorusisë, që zërat e tyre të dëgjohen. Ata përmes dialogut të përcaktojnë të ardhmen e tyre.”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post