Puthja e Donaldit me Beatrix, është komentuar gjatë kudo, e gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish-të dashurën e tij Bora Zemani se do të hynte vetëm, e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij, për të kujtuar datën e lidhjes së tyre, por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka.
Mbrëmjen e djeshme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave, ku është shprehur se është i ndarë, ndërsa Beatrix ka marrë një mesazh nga nëna e saj, gjë që duket se e ka shqetësuar shumë.
Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit, të dy kanë dalë jashtë duke biseduar me njëri-tjetrin.
Donald: “Nuk ke pse ndihesh në faj, i vetmi që duhet të ndihet në faj jam unë, sepse kisha menduar se e kisha sqaruar këtë gjë“.
Beatrix: “Jam e mpirë komplet“.
Donald: “Ashtu isha dhe jam akoma edhe unë“.
Beatrix: “O zot sa e acaruar ishte mami. Pse duhet të futesha”?
Donald: “Të njëjtën mendova dhe unë. Gjëja e parë që mendova kështu ishte“.
Beatrix: “Po ndihem shumë keq. Ndihem njeri shumë i keq. Unë jam më keq se ti. Pse”?
Donald: “Ato që kam pasur i kam sqaruar. Duhet t’i merrja leje atij njeriut gjë që se kuptoj. Do qetësohesh tani dhe flasim pastaj. Nuk kam bërë asnjë gjë kot për ty. E kuptoj cfarë historie kam pasur, e kuptoj cfarë kam thënë. Thjesht do të sqarohemi”.
Diskutime rreth kësaj post