Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Këtë fakt e konfirmoi vetë modelja, gjatë një interviste televizive.
Modelja thotë se e ndjen vetën me fat.
“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”. – ka thene ajo.
Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.
Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.
Diskutime rreth kësaj post