I biri i dy artistëve e një biznesmen i njohur. Gjergj Luca ka rrëfyer këtë të Mërkurë për “Opinion” në Tv Klan se si janë njohur prindërit e tij, aktorët e mëdhenj Ndrek dhe Mimika Luca. Ai nga Dukagjini, e ajo nga Janina, me besime të ndryshme fetare. Gjergji thotë se i ati i tregoi nënës së tij se ishte dashuruar me një vajzë. Madje takimi i parë i gjyshes së tij me nënën është epik.
-Si u njoh mamaja me babain?
Gjergj Luca: Po mamaja rastësisht nga një koreograf i famshëm rus e shikon në Shtëpinë e Pionerit, dhe janë njoh në oborrin e Teatrit. Pastaj pasi u njoh me babain, babai shkoi e foli me Lulën, nënën e vet. Nëna e vet ka qenë nga gjaku më i fortë dukagjinas, Markajt dhe një grua që babai duhet t’i thoshte jam dashuruar me një myslimane.
-Myslimane dhe nga jugu…
Gjergj Luca: Po. Lula i hipën trenit dhe vjen në Tiranë dhe është një moment që e tregonte baba. Erdhi ta shikonte. Vjen i jep dorën, ajo e turpërume Mimika. Fjala e parë, i thotë “kthehu pak mbrapsht”. Kthehet mbrapsht. I thotë, bani 10 hapa. Edhe bën 10 hapa kjo. I thotë babës, kamt i paska të shëndetshme.
(Qeshin) –Pse ashtu u vendos ë?
Gjergj Luca: Ka me të rrit fëmijët fort me një fjalë.
-I rriti të fortë fëmijët?
Gjergj Luca: “Ja pra, ju na gjykoni.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post