Kalatën 5 të portit të Durrësit e ka vizituar së fundmi edhe një prej jahteve më të mëdha në qarkullim, ‘Pelorus’.
Ky jaht ka qenë në pronësi të pronarit të klubit të Chelsit, Roman Abramovich deri në vitin 2004. Më pas ai ishte dhënë me qira dhe në vitin 2009 i kishte kaluar në pronësi ish-gruas së Abramovich.
Kjo e fundit e kishte shitur në vitin 2013 për 300 milion dollarë biznesmenit amerikan, David Lawrence Geffen, prodhues filmash dhe filantropist.
Më pas jahti luksoz ka kaluar në pronësi të Samuel Tak Lee, biznesmen aziatik me bazë në Hong Kong dhe Londër.
Lee është pronari i disa bizneseve dhe merret me prona të patundshme dhe zhvillimin e tyre.
Anija me destinacion turistik ka lundruar gjatë natës së të premtes nga porti i Brindisit (Itali) drejt Durrësit, për t’u ankoruar të shtunën paradite.
Jahti me gjatësi 115 metra dhe gjerësi 8.32 metra është një nga mjetet më të mëdha lundruese të këtij lloji që janë ankoruar në portin e Durrësit.
Së bashku me anijen e përmasave të mëdha, si dhe me anijet tregtare dhe tragetet, pasditen e së shtunës më 21 korrik, në portin më të madh të vendit ishin ankoruar edhe 4 jahte të tjera të përmasave të vogla.
Foto:
Video:
<iframe frameborder=”0″ width=”600″ height=”400″ src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x6psbt9″ allowfullscreen allow=”autoplay”></iframe>
Diskutime rreth kësaj post