“Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë. Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit” – u tha në një deklaratë të PD-së pas emërimit të Besmir Qebinit në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
Por Drejtoria e Përgjithshme e Doganave reagoi duke hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Qibinit. “E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit. Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punës” – thuhet në deklaratë.
Lapsi
Diskutime rreth kësaj post