Emisioni Boom trajtoi një temë të mprehtë sociale, që e ka kthyer shoqërinë shqiptare qindra vjet pas, flitet për virgjërinë si koncept që shërben për të nisur ngritjen e një familjeje.
Janë me qindra e mijëra rastet e të rinjve emigrantë që kthehen në atdhe me kërkesën absurde të një nuseje të virgjër.
Dhe të mendosh që këta vijnë nga një botë e hapur, ku gruaja dhe vajza nuk trajtohet si plaçkë. Pikërisht me këtë është marrë emisioni Boom. Në një formë më shumë sarkastike, gazetarët tanë kanë hyrë në ambientet ku zhvillohen këto procedura, spitale private dhe shtetërore, duke nxjerrë në pah se çfarë, si dhe pse ndodh ky fenomen. Rivirgjërimi është një ndërhyrje që ka çmimin e tij, por më shumë se sa paratë, është fyerja, dhe detyrimi ndaj vajzave shqiptare që shtyhen drejt mashtrimit, duke nisur një familje me një gënjeshtër. Një mentalitet tërësisht arkaik e gjejmë edhe në përgjigjet që japin të rinjtë në kamerat e Boom për këtë çështje.
Në materninetin shtetëror realizojnë ndërhyrjen, por kërkojnë besim:
Mjekja – Goca si jeni?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Si i keni punët?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Pse keni ardhur në maternitet? Çfarë shqetësimi keni?
Vajza- Dua të realizoj një qepje.
Mjekja – O shpirti i vogël. Sa vjeç je?
Vajza– 21.
Mjekja –Kush të ka thënë që vihet në maternitet kaq lirshëm për të realizuar një qepje.
Vajza– Më kanë thënë disa persona që..
Mjekja – Që bëhet qepja në maternitet?
Vajza– Po.
Mjekja – Qepja në vetëvete nuk është një procedurë që lejohet, por nuk është dhe procedure që ndalohet.
Vajza– Ne na tha një vajzë që e kishte realizuar këtu dhe pastaj është martuar në Angli.
Mjekja – Ëhëë. Po ku e ka realizuar ajo, tha se ku?
Vajza– Po këtu tha që e ka realizuar.
Mjekja –Po kush e ka bërë?
Vajza– Tha që e kam bërë.
Mjekja – Ka ndonjë motiv që e kërkon qepjen, ne themi qepjen e himenit? Po flasim hapur, nuk është se në eksperiencat tona të përditshme nuk kemi bërë intervente të tilla mikrokirurgjikale. Nuk është ndonjë hata e madhe.Të vetmen rezervë që kam unë është raporti i besimit. Duhet të kemi një lidhje të fortë besueshmërie që unë të marr përsipër të bëj një ndërhyrje të tillë për të cilën e gjej dhe bazën ligjore.
Diskutime rreth kësaj post