Tirana i bashkohet kryeqyteteve europiane duke krijuar një hapësirë dedikuar fansave të sportit, ku ata do të kenë mundësi të shohin ndeshjet e kampionatit Euro 2016.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot përmes një video të postuar në rrjetin social “Facebook” pamjen që do të marrë sheshi “Nënë Tereza” për të gjithë tifozët kuqezi.
“Edhe Tirana do ketë një Fan Zone si çdo kryeqytet Europian për të parë ndeshjet e brohoritur Kuqezinjtë në Francë! Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në TIRANA FAN ZONE, sheshi Nënë Tereza 10 Qershor – 10 Korrik! Forca Shqipëria!”, shkruan Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post