Janë zbardhur një pjesë e përgjimeve që përmbante dosja e operacionit “Rruga e Gabuar”. Balkanweb raporton se në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala tregohen raste konkrete të kalimit të kufirit më mënyrë të paligjshme.
Janë anëtarët e një grupi të identifikuar si Vesel Gjolleshi, Çajup Tafa, Sefer Çelo dhe Marsel Shoshaj personat të cilët ndihmonin njerëz të ndryshëm të kalonin kufirin në rrugë të paligjshme, mes tyre edhe fëmijë. Interesant është detaji që zbulohet në dosje: klandestinët shoqëroheshin drejt kufirit nga Çajup Tafa, dhe pas i shoqëronte një makinë policie me targa MB498AA që drejtohej nga Sefer Çelo.
Bëhet fjalë për 32 të arretuarit, pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Mendohet se të arrestuarit kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm në këmbim të 20 mijë eurove. Grupi kriminal pajiste me pasaporta amerikane shtetas të ndryshëm, pa përjashtuar ata me precedentë penalë.
Balkanweb raporton se ky grup kriminal ka pajisur me dokumenta false edhe një të dyshuar si pjestar i grupit të Astrit Avdylit. Pavarësisht përpjekjeve, anëtari i grupit të Avdylajve nuk ka arritur të largohet nga vendi. Madje, vetëm pak ditë më pas është arrestuar.
Diskutime rreth kësaj post