Dashi
Femrat e shenjës së Dashit, kur janë të zemëruara qajnë si fëmijët. Por qetësohen para një akulloreje!
Demi
Femrat e shenjës së Demit, kur janë të zemëruara kafshojnë buzën nga inati, shtrëngojnë grushtet, duket sikur të jetë dikush brenda tyre që mezi pret të dalë jashtë. Nuk shpërthejnë kurrë ama.
Binjakët
Gjatë momenteve kur janë me nerva, femrat e Binjakëve bërtasin. Ky është një moment kur ato çlirohen nga frustrimi.
Gaforrja
Femrat e kësaj shenje, kur janë të zemëruara mbyllen në vetvete dhe mundohen të qetësohen në vetmi, larg nga të gjithë dhe gjithçka.
Luani
Femrat e kësaj shenje gjatë momenteve të zemëratës, shpërthejnë. E përballë njeriut që ja shkakton zemërimin, nuk ngurojnë t’ja përplasin të gjitha në fytyrë. Por të nesërmen harrojnë gjithçka.
Virgjëresha
Kur janë të zemëruara merren me personin përgjegjësh për gjendjen e tyre të zemërimit. Pastaj i bëjnë atij personi “bllok” në çdo rrjet social dhe qëndrojnë e reflektojnë.
Peshorja
Kur janë të zemëruara, femrat e kësja shenje mundohen të evitojnë dhe t’I qëndrojnë larg personit që i ka ofenduar. Ajri i pastër dhe ecjet e gjata, e qetesojnë.
Akrepi
Kur janë të zemëruara bëhen shumë hakmarrëse. Madje hakmarrjen ta shërbejnë të ftohtë dhe të pamëshirshme. Mund të të padisin edhe tek shefi që ankohesh për punën, vetëm e vetëm që të hakmerren me ty.
Shigjetari
Momentet e zemërimit i shfryjnë duke bërë sport ose gjëra të ngjashme me të. Bëjnë shëtitje të gjata apo dalin për vrap.
Bricjapi
Kur janë të zemëruara, femrat e kësaj shenje nuk falin dhe nuk harrojnë kurrë. Duan t’i vënë duart “në fyt” personit që i ka zemëruar, por pastaj mendojnë për pasojat dhe qetësohen.
Ujori
Kur janë të zemëruara, brenda tyre rritet urrejtja ndaj personit që ja ka shkaktuar këtë gjendje. E zhdukin nga jeta e tyre atë person. Veshim bizhame që të ndjehen rehat dhe shohin TV për t’u qetësuar.
Peshqit
Femrat e shenjës së Peshqëve, kur janë të zemëruara mbajnë shumë inat, qajnë pa pushim dhe e vetmja kurë është një mikeshë që i dëgjon në mënyrë që të shfryhen.
Diskutime rreth kësaj post