Janë në pritje të fëmijës së tyre të parë moderatorja Arbana Osmani dhe partneri, regjisori Eduart Grishaj. Megjithëse e tregoi lajmin e shtatzënisë në mënyrën më të bukur (në ditëlindjen e personit të zemrës), Arbana ende nuk ka treguar ç’gjini ka foshnja që po mban në bark.
Madje, moderatorja i shmang veshjet e ngushta në foto apo në ekran, mirëpo sonte duket se ka bërë një përjashtim. Teksa ka dalë për një gotë me mikeshën e saj, Xhemi Shehun, Arbana është veshur si rrallëherë me të ngushta dhe mund të dallojmë qartë barkun e saj të rrumbullakosur.
Gjithashtu, moderatorja shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, i cili i ka dhënë një tjetër ndriçim në fytyrë.
“Po ti më the hajde pimë një gotë” – shkruan Xhemi krahas fotos ku moderatorja shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë. Sigurisht, nepsi i shtatzënisë bën të vetën.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post