Ditën e sotme Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi sot bëri publik emrin fitues për drejtues të Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, i cili u përzgjodh mes dhjetëra aplikantëve nga fusha e arsimit dhe pas një procedure konkurrimi që zgjati më shumë se një muaj.
“Prezantuam sot në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar znj. Rezarta Alla, e cila siç ka drejtuar prej disa vitesh me profesionalizëm dhe integritet Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, jam besimplotë që do të sjellë frymë dhe energji të reja për të vijuar me sukses zbatimin e politikave tona në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar”, shkruan ministrja Kushi.
Me një përvojë 30 vjeçare në fushën e arsimit Rezarta Alla, e ka nisur misionin e arsimtares si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Dibër. Në vitin 1999 punoi si mësuese në shkollat 8-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë dhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Abdulla Keta”.
Në vitin 2008 ajo u bë pjesë e një prej gjimnazeve më të mira “Ismail Qemali”, ku deri në vitin 2017 punoi si mësuese Gjuhë-Letërsie. Në periudhën në vijim Znj. Alla mbajti rolin e drejtueses së gjimnazit “Ismail Qemali”. Znj. Alla, krahas Masterit Shkencor në “Gjuhësi” dhe Masterit Profesional në “Menaxhim Arsimi”, është vlerësuar me shumë certifikata që lidhen me fushën e arsimit, komunikimit dhe teknologjisë.
Diskutime rreth kësaj post