Izraeliti Yoram Frig, pasi u ndalua në aeroportin e Rinasit nga policia shqiptare, deklaroi se është punësuar nga një biznesmen për të kontrolluar makinën dhe shtëpinë e tij. Kjo pasi biznesmeni në fjalë dyshonte se po përgjohej.
Në një shkrim për blitz.al thuhet se personi që punësoi Yoram Frig është biznesmeni-politikan Tom Doshi. Frig ka deklaruar në polici se është paguar 2000 euro për punën që bëri në Shqipëri.
Dritare.net sjell listën e çmimeve të disa prej shërbimeve që detektivi privat ofron në Tel Aviv, nëpërmjet firmës së tij “Yoram Frig Investigations”. Frik është i licencuar nga Ministria e Drejtësisë në Izrael, për të qenë hetues privat.
Ja tarifat e shërbimeve të Frig
Një orë vëzhgim 75$-150$
Test poligrafik 200$-450$
Gjetja e numrave të telefonit 200$-250$
Kërkim pajisjesh përgjuese 125$-250$
Burime të dritare.net, konfirmojnë se këto janë çmime normale për këtë profesion në Izrael.
Izraeliti u ndalua nga policia pasi pajisja të cilën ai posedonte ishte e dyshimtë. Më pas u vërtetua që bëhej fjalë për “Omni Spectral Correlator 5000”, pajisja bën skanimin dhe identifikon përgjuesit e vendndodhur brenda një ambienti të caktuar.
Frig është lënë i lirë nga policia shqiptare, por i është mbajtur pasaporta deri në përfundim të hetimeve./ dritare.net
Diskutime rreth kësaj post