“Ndaje ose haje“ është një nga rubrikat tona më të preferuara në “Shiko kush Luan“, pasi të ftuarit na rrëfejnë disa të vërteta që s’do na i kishin thënë në rrethana të tjera, por nuk është kështu për ata, pasi duhet të hanë ushqimet e shpifura që u janë servirur në tavolinë.
Pjesë e kësaj loje, është bërë edhe vetë moderatorja Luana Vjollca, e cila i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë të vështirë: sa i është rritur rroga pasi është bërë autore e programit?
Bukuroshja na ka treguar vetëm shifrën e parë, por duke mos na thënë se nga sa zero ndiqet nga pas. “Një 5-she, po sa zero nuk po e them“, u shpreh Luana. Besojmë se e keni kuptuar se për çfarë shifre bëhet fjalë, apo jo?
Diskutime rreth kësaj post