Në shtëpi private i mësoi shkronjat e para të gjuhës shqipe.
Për kohën kur ai e bëri këtë gjë, në vitet ’50 të shekulli të kaluar, fëmijët mjaftoheshin, ose detyroheshin ta lënë me kaq.
Por, Sylejman Hajdini, tash 70 vjec, ishte ndër të rrallët bashkëmoshatarë që e vazhdoi mësimin. Këtë mundësi nuk e patën edhe shumë djem tjerë të fshatit të tij. Vajzat jo se jo, pasi paragjykoheshin në rast se shkonin në shkollë.
Shumë bashkëmoshatarë të Hajdinit, që janë edhe sot gjallë, por që nuk morën kurrfarë mësimesh, e përbejnë grupin e mijëra vetave që janë regjistruar si persona që nuk dinë shkrim e lexim, në Prishtinë.
Në fakt, kryeqyteti ka 12 mijë e 416 persona të tillë.
Për më shumë detaje rreth shkollimit në kryeqytet ndiqni kronikën e përgatitur nga Iliri Pireva për emisionin “Ju Flet Prishtina
Diskutime rreth kësaj post