Profesor Enver Bytyçi ka treguar se kush e përzgjodhi Goran Bregoviçin të këndojë në Korçë. Sipas tij, ishte Ivica Daçiç ai që qëllimisht e përzgjodhi Goran Bregoviqin që të vijë në Korçë dhe të thellojë konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Festivali i birrës në Korçë është rast fatlum për të shkuar shpejt drejt këtij qëllimi madhor. Pasi t’i përçajë shqiptarët, Serbia do ta ketë më lehtë t’i bëjë presion Kosovës edhe përmes ndërkombëtarëve me qëllim që të arrijë synimet e saj në dialog: Nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila lë të hapur mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe zhbërjes së shtetësisë së saj”, shkroi Bytyçi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Festivali i sivjetëm i birrës në Korçë është i organizuar nga Bashkia e qytetit, kompania përkatëse, ndërsa në Beograd është angazhuar drejtperdrejt kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç. Këta jane tre bashkorganizatorët e festivalit të këtij viti.
Ivica Daçiç ka perzgjedhur qëllimisht Goran Bregoviçin që ta sjellë në Korçë, me qëllim që ta thellojë konfliktin midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në pamundësi për ta bashkuar gjysmën e Kosovës me Shqipërinë e gjysmën tjetër me Serbinë, liderët serbë kanë zgjedhur nxitjen e konfliktit midis “shqiptarëve të këqinj” të Kosovës dhe “shqiptarëve të mirë” mbështëtës të Edi Ramës në Shqipëri.
Festivali i birrës në Korçë është rast fatlum për të shkuar shpejt drejt këtij qëllimi madhor. Pasi t’i përçajë shqiptarët, Serbia do ta ketë më lehtë t’i bëjë presion Kosovës edhe përmes ndërkombëtarëve me qëllim që të arrijë synimet e saj në dialog: Nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila lë të hapur mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe zhbërjes së shtetësise së saj.
Edi Rama është vënë me vetëdije në funksion të kësaj strategjie të Serbisë. Madje ai ushqen vetë ndjenja të njejta enti-kosovare si edhe liderët serbe të Beogradit!“-shkruan Bytyçi.
Diskutime rreth kësaj post