Zbulohet arsyeja pse deputeti socialist i qarkut të Fierit, Ervin Koçi dorëzoi sot mandatin e tij.
Me anë të një statusi në Facebook, Koçi është shprehur: “tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional”.
Burime nga PS për Lajme.al thanë se posti që do të marrë ish-deputeti i qarkut Fier, është ai i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Një javë më parë me nismën e PS, Enkeleda Shehi u shkarkua nga detyra si Drejtoreshë Ekzekutive të AMF-së.
Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post