Një tjetër natë historike për Cristiano Ronaldo në historinë e Ligës së Kampionëve. Sonte në ‘Old Trafford’ në ndeshjen kundër Villarreal, në ndeshjen e 2-të të grupeve të Ligës së Kampionëve, ai do të bëhet lojtari me më shumë ndeshje (178) në Ligën e Kampionëve.
Në moshën 36 vjeçare ylli portugez sigurisht në rast se ai luan do të lërë pas Iker Casillas (177), Xavi Hernandez (157), Messi (149) dhe Raul (142).
Cristiano Ronaldo është gjithashtu golashënuesi më i mirë i turneut me 135 gola.
Ai ka shënuar kundër 36 kundërshtarëve të ndryshëm në UCL dhe Villarreal mund të jetë viktima e tij e 37 -të, duke barazuar Lionel Messin.
Diskutime rreth kësaj post