Nga Uran KRASNIQI
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, dhe ai i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, të nderohen dhe t’u vlerësohet përpjekja e arritja në drejtimin e skuadrave deri në këtë faze. Ata duhet të kuptojnë se u duhet mundësuar edhe të tjerëve, që t’i drejtojnë ekipet respektive. Pra, të largohen. Që të dy, për shkak të performancës së dobët dhe mospasqyrimit real të mundësive të futbollit shqiptar përballë të huajve.
Trajneri italo-shqiptar, që nga turi i kualifikimeve të “Botërorit 2018” është kthyer në një prepotent dhe tekanjoz, i cili nuk i trajton njëjtë të gjithë futbollistët, si dhe nuk ua jep mundësinë futbollistëve të rinj shqiptarë, duke luajtur me futbollistë të konsumuar dhe duke mos e rifreskuar ekipin (mosftesa e Gashit, mosftesa e Kaçes, trajtimi jokerrekt i Xhakës, që me Baselin luan në Champions rregullisht, trajtimi jokorrekt i Abrashit, njërit prej mesfushorëve difensivë më të mirë në Bundesligë, mosaktivizimi i Latifit, një talent shpresëdhënës, mbajtja në lojë e Lilës e Kukelit, si lojtarë që tashmë nuk kanë çka të ofrojnë).
Kurse trajneri i Kosovës nuk ka aftësinë të hetojë defektet në mbrojtje as pas katër ndeshjesh dhe t’i përmirësojë ato, por as që di të përdorë në funksion të skuadrës fondin e lojtarëve (edhe sa herë duhet që të dështojë Përdedaj në krahun e djathtë, që ky ta kuptojë se ai nuk po e mbulon si duhet? Si ka mundësi që një mesfushor i talentuar si Zeneli të ngrohë pankinën?). Nuk është kurrfarë tragjedie për një skuadër a për një vend që të ndërrohet trajneri kur puna nuk ecën si duhet. Përkundrazi.
Diskutime rreth kësaj post