Në botën shkencore për vite ka ende diskutime në lidhje me faktin se kur fillojmë të plakemi. Disa shkencëtarë mendojnë se ajo fillon me ngadalësimin e rritjes së trupit dhe të tjerët supozojnë që ndodh me plakjen e organeve të brendshme.
Pleqëria fajësohet shpesh për harresën: vendosim gabim çelësat e makinave, harrojmë një fjalë apo humbasim trenin tonë të mendimit.
Por një studimi i ri tregon se shumë efekte të njohura të plakjes mund të fillojnë dekada para. Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore fillojnë të bien nga mosha 27 vjeç, pas arritjes së një kulmi në moshën 22 vjeç.
Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjithë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj.
Kërkuesit e Universitetit Virginia thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.
Rezultatet sugjerojnë se terapitë për të parandaluar plakjen duhet të fillojnë më herët.
Ka disa lajme të mira. Studimi thekson se aftësitë bazë të njohurive të akumuluara, të tilla si performanca për testet e fjalorit ose informacione të përgjithshme, rriten të paktën deri në moshën 60 vjeç.
Shkencëtarët, poashtu kanë aritur në përfundimin se vetmia mund të zvogëlojë seriozisht jetëgjatësinë dhe të rrisë dy herë më shumë rrezikun e vdekjes. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post