Durex ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se cila është mosha mesatare e humbjes së virgjërisë nga 44 vende të ndryshme të botës.
Banorët e Mbretërisë së Bashkuar janë në mesin e njerëzve të fundit për humbjen e virgjërisë, duke u radhitur e 19-ta.
Vendi ku të rinjtë e humbin më së voni virgjërinë është Malajzia, ku njerëzit atje nuk bëjnë seks deri para moshës 23-vjeçare.
Islandezët janë të parët që e humbin virgjërinë më së hershmi në botë. Një adoleshent mesatarisht në Islandë bën seks në moshën 15 vjeçare.
Në fakt, vendet skandinave janë në top pesëshe në studim, fajtor për të cilin mund të mbetet zymtësia si pasojë e mungesës së dritës gjatë ditës. Mosha mesatare në Danimarkë është 16.1, Suedi 16.2 dhe në Norvegji të rinjtë e humbin virgjërinë në moshën 16.5 vjeçare njëjtë si finlandezët.
Italianët dhe francezët, për çudi, mbesin prapa britanikëve, duke e humbur virgjërinë më vonë. Të rinjtë amerikanë duket se kërcejnë në shtrat menjëherë sapo bëhen adult.
Kjo është lista me disa nga vendet e botës:
1.Malajzi: 23
2.Indi: 22.9
3.Singapor: 22.8
4.Kinë: 22.1
5.Tajlandë: 20.5
6.Hong Kong: 20.2
7.Vietnam: 19.7
8.Nigeri: 19.7
9.Japoni: 19.4
10.Spanjë: 19.2
11.Indonezi: 19.1
12.Poloni: 19
13.Itali: 18.9
14.Tajvan: 18.9
15.Rusi: 18.7
16.Meksikë: 18.7
17.Afrikë të Jugut: 18.7
18.Francë: 18.5
19.Mbretëri të Bashkuar: 18.3
20.Zvicër: 18.2
21.Kanada: 18.1
22.Holandë: 18.1
23.Greqi: 18.1
24.SHBA: 18
25Australi: 17.9
26.Turqi: 17.8
27.Zelandë të Re: 17.8
28.Sllovaki: 17.8
29.Gjermani: 17.6
30.Brazil: 17.4
31.Irlandë: 17.3
32.Kroaci: 17.3
33. Austri: 17.3
34.Republika Çeke: 17.2
35.Kili: 17.2
36.Belgjikë: 17.2
37.Portugali: 16.9
38.Bullgari: 16.9
39.Izrael: 16.7
40.Finlandë: 16.5
41.Norvegji: 16.5
42.Suedi: 16.2
43.Danimarkë: 16.1
44.Islandë: 15.6
Diskutime rreth kësaj post