Sipas një studimi të fundit të publikuar në platformën ‘Happify’, seksin më të mirë të jetës nuk e përjetoni derisa të jeni në vitet e vonshme të 40-tave.
Hulumtuesit kanë pyetur njerëzit, të cilët kanë qenë në të 50’tat apo 60’tat, për jetët e tyre seksuale dhe se kur mendojnë ata që e kanë arritur majën seksuale.
Shumica e pjesëmarrësve kishin thënë se seksin më të mirë e kanë përjetuar në vitet e 40’ta, e në veçanti në moshën 46 vjeçare. Përse 46? Nuk e dimë! Por thjesht e dimë se 46 është numri magjik.
Kjo mund të ketë kuptim kur marrim parasysh se adoleshentët dhe personat të cilët janë në vitet e tyre të 20’ta nuk e dinë se çfarë pëlqejnë në shtrat. Vitet e 40’ta janë vite ku keni fituar shumë përvojë, prandaj edhe seksi është më i kënaqshëm.
Diskutime rreth kësaj post