Nëse ataku kardiak jep shenja paralajmëruese, madje edhe një muaj përpara se të ndodhë, goditjet në tru ndodhin në çast pa dhënë asnjë shenjë. Shkaku kryesor i goditjes në tru është mungesa e furnizimit me gjak ose bllokimi i një arterieje në një zonë të caktuar të trurit.
Sipas Institutit Inova Heart & Vaskular, një atak kardiak shkaktohet nga një mpiksje gjaku, ndërkohë që goditja në tru është pasojë e çarjes ose bllokimit të arteries. Si rezultat, qelizat e trurit nuk marrin oksigjen dhe fillojnë të vdesin.
Gjatë një goditje, aftësitë që kontrollohen nga pjesa e prekur e trurit, humbasin funksionin. Pra nëse preket ana e majtë e trurit , personi fillon të humbasë aftësinë për të lëvizur gjymtyrët e majtë, apo dhe për të realizuar mimika të anës së majtë të fytyrës.
Çdo vit, ka pothuajse 800,000 njerëz që pësojnë goditje në tru dhe kjo e fundit është shkaku i pestë i vdekjeve në botë.
Ndonëse ekzistojnë forma parandaluese, e medikamente që mbajnë nën kontroll funksionet e trurit dhe 80% të rasteve mund të parandalohën, në momentin që dikush pëson një goditje në tru ju mund t’i shpëtoni jetën duke bërë një veprim të vetëm. Ajo që do ju duhet është vetëm një gjilpërë e sterilizuar.
Sipas mjekësisë së vjetër popullore kineze, shpimi i të dhjetë gishtave në pjesën e mollëzave stimulon qarkullimin e gjakut duke furnizuar trurin me gjak dhe pse ky i fundit mund të jetë prekur nga goditja.
Sigurohuni që të gjitha gishtat të rrjedhin gjak, në mënyrë që viktima të ndihet më mirë. Shpesh, ju duhet të prisni disa minuta para se të shihni rezultatet nga kjo metodë e akupunkturës.
Pas këtij veprimi, nëse shihni që situata po rëndohet duhet t’i masazhoni veshët derisa të skuqen dhe t’i shponi në pjesën e butë me po të njëjtën gjilpërë.
Shënim: Ky trajtim nuk duhet të zëvendësojë ndihmën mjekësore nga profesionistët e shëndetësisë. Ju duhet ta përdorni këtë teknikë vetëm si një ndihmë e shpejtë emergjente.
Diskutime rreth kësaj post