Europol ka publikuar listën e 24 personave, më të kërkuar. Mes tyre janë edhe tre shqiptarë: Aleks Burreli, Durim Gremaj dhe kosovari Hime Lufaj.
Ndërsa jemi në prag të festave, të krishtlindjeve dhe ndërrimit të Vitit,faqja e Europol i ka futur keta të kërkuar në disa “kartolina”, raporton Tv Klan.
Në këto kartolina, që Europol kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për t’i arrestuar, janë të shkruara emri, mosha si dhe veprat kriminale që kanë kryer.
Aleks Burreli
Në datën 23.06.2016 i arratisuri i cili kishte veshur një kapuç të zi, hyri në një restorant në Ayia Napas i armatosur dhe vrau tre persona (një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në prezencë të dy fëmijëve të tyre të mitur). Ai gjithashtu lëndoi rëndë një tjetër oficer police dhe një person të pranishëm në skenën e krimit. Nga shkëmbimi i armëve mbeti i vrarë bashkëpunëtori i tij i cili vdiq menjëherë. I arratisuri u largua nga skena me një makinë e cila më pas u gjet e djegur. Personi në fjalë ka thurur komplote për vrasje të tjera në Qipro si pjesë e së njëjtës unazë kriminale që organizoi vrasjet në Ayia Napa.
Durim Gremaj
Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ai pati lidhje 4-vjeçare me një grua, të cilën e detyronte të ushtronte aktivitetin e rrugës duke vepruar si punëtore seksi. Ai si fillim e detyroi atë të punonte në Spanjë dhe më pas në Holandë. Mendohet se i kërkuari ndodhet për momentin në Spanjë ose shtetet e tjera të Evropës.
Hime Lufaj
Në datën 08.04.2009, Lufaj u përpoq të vriste një oficer policie duke i drejtuar thikën në kraharor. Ai ka tentuar gjithashtu të grabiste një grua dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë një kalimtar i cili po përpiqej të ndihmonte. Ai e goditi atë disa herë me thikë në trup.
Diskutime rreth kësaj post