Ja kush është pozicioni më i shëndetshëm për të fjetur
Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën.
Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur?
Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija.
Të gjithë ata që flenë me shpinë kanë më pak dhimbje qafe dhe dhimbje shpine, sepse trupat e tyre qëndrojnë në një pozicion neutral gjatë gjithë natës. Po ashtu, fjetja me shpinë këshillohet edhe për shkak se parandalon rrudhat. Ky është i vetmi pozicion në të cilin fytyra nuk sforcohet gjatë natës. Një arsye tjetër është edhe takikardia. Nëse fle me shpinë, rrahjet e zemrës janë normale, sepse mbi të nuk ushtron presion ashtu siç ndodh kur fle përmbys.
Doktorët këshillojnë se mënyra më e mirë për të fjetur me shpinë është një jastëk i fryrë, në mënyrë që ta mbash kokën të mbështetur, por është mirë që jastëku të mos jetë shumë i lartë, shkruan revista class. Nëse fle me kokën lart, eliminon edhe problemet e stomakut me acidet.
Nuk duhet harruar, sipas mjekëve, që ky pozicion rrit shanset për të gjithë ata që gërhasin, megjithatë ky është i vetmi argument kundër.
Përpiqu ta mësosh veten në këtë pozicion dhe kupto nëse trupi do të ndihet ndryshe. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post