Deputeti i Lulzim Bashës, Agron Shehaj ka nxjerrë emrin e ministrit që sipas tij është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Elbasanit.
Duke iu referuar mediave, Shehaj shkruan se Prokuroria duhet që të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë.
“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.
Në lidhje me këtë gjatë ditës së djeshme edhe gazetari Basir Çollaku është shprehur se nën hetim nga Gjykata e Elbasanit janë dy ministra.
“Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.
Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post