Personi që pasditen e sotme ngjalli panik te qytetarët në Tiranë, duke kercenuar se do te hidhej nga nje vinç, me ne fund ka negociuar me policine.
Ngjarja ndodhi pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, ku një 35-vjeçar i identifikuar si Saimir Zalli nga Lezha, hipi në një vinç dhe kërcënonte që do të hidhej nga atje.
Sakaq, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ku negociuan me të dhe ai zbriti. Ende nuk dihet arsyet se pse 35-vjeçari bëri këtë veprim, nderkohe qe kanë qenë qytetarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë, sapo kanë parë burrin mbi vinç, në një lartësi të konsiderueshme.
Diskutime rreth kësaj post