Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Sa langaraqe duken keto partite politike kur sulmojne njera-tjetren per klimen dhe favorizimet e biznesit. Ia hedh njera, pret tjetra dhe vice versa.
Qe te mos i bejme furca askujt lexoni me shpejtesine e eres ate cka mbetur ne histori.
Kur ia behu per here te pare ne pushtet ne vitin e larget 1992, Sali Berisha president ndrydhi dhe arrestoi biznesmenet e pare te cilet sapo kishin hedhur faren e ekonomise se tregut.
Lista eshte e frikshme kur mendon se emrat e meposhtem sot jane kolloze te biznesit, tatimeve,taksave dhe punesimeve. Ja cilet perfunduan ne burg ne kohen e Berishes se pare:
Marsel Skendo, ish- themelues i Ada Air dhe TV Klan
Vilma Nushi, super miliarderja shqiptare me konglomerat kompanish.
Vasil Naçi themeluesi dhe administratori kryesor i Agna Group.
Kur erdhi ne pushtet per here te dyte, Berisha kryeminister arrestoi dhe burgosi edhe Nikolin Jaken, i cili sot drejton Dhomen Kombetare te Industrise dhe Tregetise si dhe ndertuesin Alban Xhillari, pa permendur dhjetra biznese te cilet i falimentuan se i konsideronin ortake te opozites.
Veç Saliut, nje tjeter Sali kesaj here nga e majta ka masakruar me gjoba dhe arrestime biznesmene te njohur.
Fatos Nano arreston gjate vitit 1998 shqiptarin momentalisht me te pasur Samir Mane, si dhe djalin e aktorit te njohur Gjergj Luca.
Ndryshe nga keta te dy, duket sikur Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Edi Rama kane qene “me miqesore” , me aktoret kryesore te biznesit.
Rri dhe vras mendjen shpesh here, po Koco Kokedhima si shpetoi dy here gjate qeverisjeve te Berishes?
Diskutime rreth kësaj post