Të çdo shenje horoskopi kemi parë në shumicën e rasteve anën pozitive por ekzistojnë edhe anë të errët e secilës shenjë, më saktësisht frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit. Ja cilat janë frikërat sipas yjeve.
1. Dashi
Frika për të humbur njerëzit e dashur. E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së dashit, është frika për të humbur një mik. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.
2. Demi
Frika nga paqëndrueshmëria financiare. Demat duan të jenë rehat me jetën e tyre. Ata duan të shijojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.
3. Binjakët
Frika për të marrë vendime. Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm.
4. Gaforrja
Frika për t’u larguar nga shtëpia. Personat që i përkasin shenjës së gaforres dëshirojnë të qëndrojnë në zona të sigurta. Sipas Intv.al, ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.
5.Luani
Frika nga injorimi. Personat që i përkasin shenjës së luanit njihen për vetëbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.
6. Virgjëresha
Frika për mangësi ndaj gjërave. Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.
7. Peshorja
Frikë për të qëndruar vetëm. Personat e shenjës së peshores, njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.
8. Akrepi
Frikë nga braktisja. Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.
9. Shigjetari
Frikë nga humbja e lirisë. Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.
10. Bricjapi
Frikë nga dështimet. Personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.
11. Ujori
Frikë nga kompromiset. Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.
12. Peshqit
Frikë nga përgjegjësitë. Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria.
Diskutime rreth kësaj post