Vajza e cila theu tabutë me paraqitjen e saj në reality shoun më të madh në Shqipëri, duke hyrë në zemrat e publikut, ndërroi jetë para tre ditësh, duke lënë të pikëlluar familjarët dhe mbarë rrethin shoqërorë, shkruan Kosovarja.
Ishte një vajzë nga një vend shumë i izoluar, ku me shumë punë dhe angazhim ajo ndryshoi jetën e saj duke arritur shumë si në gazetari ashtu edhe në fusha tjera.
Njëheri kishte punuar si mësuese, pastaj në Tiranë kishte gjetur punë si gazetare, ku rrethi I saj e kishin afruar shumë dhe ndihmuar asaj që të arrij qëllimet e veta në karrierë.
Adela është komentuar shumë edhe për lidhjen e saj Brenda shtëpisë së Big Brother me Bjordi Mezinin, ku pas një kohe të gjatë lidhja e tyre kishte dështuar.
Por, ajo në njërën nga intervistat gjatë kohës kur ishin bashkë, kishte thënë disa fjalë, që janë dëshmi edhe sot.
Që nga ajo kohë, ajo kishte parashikuar që një ditë nuk do të jetë, duke thënë fjalët në vazhdim: “Aq sa kam lëvizur më pëlqen këtu, por është ndryshe kur ti jeton në Tiranë, ke një punë dhe jetë të ndërtuar dhe të stabilizuar.
Ndërsa me mua është ndryshe, sepse ç’më ndodhë një ditë, nuk më ndodhë në tjetrën.”
E dhimbshme, aq sa s’ka…
Diskutime rreth kësaj post